Ish kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako kërko pafajësi në Gjykatën e Lartë për dënimin që ju dha nga Apeli i posaçëm në Tiranë.
Përveç tij pafajësinë kanë kërkuar edhe Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi, Adrian Bulku të gjetur fajtorë për shpërdorim detyre rreth tenderave në bashki.
Gjykata e Posaçme e dënoi Dakon me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.
Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua nga qelia tetë muaj më vonë pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve. Ai qëndron në masën e sigurimit personal “arrest shtëpie”
Gjykata e Lartë me dorëzimin e rekursit ka hedhur shortin ku dhe është caktuar si relator gjyqtari i lartë Genti Shala.









