Policia e Tiranës njofton se autori i vrasjes në Nikël, Eduart Afmataj, është ende në arrati.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në fshatin Vrion, ku pas një konflikti për motive të dobëta, ai qëlloi për vdekje Artur Çangun.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.









