Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita kërkoi rritje të punës parandaluese, hetime cilësore dhe bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese.
Në takimet me drejtuesit e policisë në Shkodër dhe Lezhë, ai kërkoi masa për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe identifikimin e financuesve dhe organizatorëve.
Hita e cilësoi të papranueshme përsëritjen e situatës çdo vit dhe kërkoi analizë të rasteve për të goditur këtë veprimtari.
Në fokus ishin edhe goditja e armëmbajtjes pa leje, kontrollet për personat e armatosur, kapja e personave në kërkim dhe zbardhja e ngjarjeve kriminale.
Ai kërkoi masa ndaj ndërtimeve pa leje, lojërave të fatit dhe aktiviteteve të paligjshme, si dhe reagim të shpejtë ndaj qytetarëve.









