Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është rikthyer akuzave ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama për keqinformimin e qytetarëve mbi rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Në një videomesazh të shpërndarë sot, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët “minimal dhe qesharak”, duke theksuar se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Ai gjithashtu u ndal te shifrat për investimet e huaja dhe rënien e ekonomisë, duke vënë theksin në emigrimin masiv dhe tkurrjen e prodhimit dhe eksporteve.
“Pagat janë më të ulëtat në rajon dhe qeveria vazhdon të gënjejë për rritjen e tyre. Emigrimi masiv është një rezultat i drejtpërdrejtë i politikave të dështuara të kësaj qeverie”, tha Berisha.
/5pyetjet.al









