-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fëmija 3-vjeçar humb jetën pas rënies nga ballkoni, policia jep detaje

Kryesoret

Një ngjarje ka ndodhur sot pasdite në Vlorë, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën pas rënies nga ballkoni i shtëpisë në lagjen “Pavarësia 3”.

Policia thotë se në momentin e incidentit, fëmija ndodhej me nënën e tij.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Vlorë / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fëmija trevjeçar humb jetën pas rënies nga ballkoni në Vlorë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit