Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vlorë, ku një fëmijë trevjeçar ka humbur jetën pas rënies nga ballkoni i një pallati shumëkatësh në zonën e Skelës.
Dyshohet se fëmija ka rënë nga kati i katërt i ndërtesës, duke shkaktuar dëmtime të rënda.
Menjëherë pas incidentit, ambulanca ka transportuar fëmijën drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të shumta, ai ka ndërruar jetë gjatë mjekimit.
Ngjarja është ende në hetim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
/5pyetjet.al









