Irani kërkon dëmshpërblimet e luftës dhe kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit, si kërkesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ka deklaruar zëvendëspresidenti i parë, Reza Aref.
Sipas tij, gjatë bisedimeve të zhvilluara në Islamabad, të cilat përfunduan pa marrëveshje, Teherani ka kërkuar njohjen nga Shtetet e Bashkuara të autoritetit iranian mbi tranzitin në këtë korridor jetik detar.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai shtoi se këto kërkesa përfaqësojnë një angazhim të palëkundur për forcimin e Iranit.









