-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OVL e UÇK nderon dëshmorët e Komunës së Istogut

Kryesoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka nderuar dëshmorët e Komunës së Istogut me rastin e përvjetorit të rënies së tyre, duke realizuar homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të OVL UÇK-së dhe qytetarë të shumtë të Istogut, të cilët shprehën nderim dhe respekt për ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në një deklaratë të OVL UÇK-së thuhet se “Dëshmorët e Komunës së Istogut ranë nën emblemën e Brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’, duke u bërë pjesë e historisë së lavdishme të Luftës Çlirimtare. Sakrifica e tyre është baza mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë, dhe kujtimi për ta do të jetë gjithmonë i gjallë.”

Shoqata nënvizoi gjithashtu se dëshmorët janë simbol i qëndresës dhe frymëzimit për brezat që do të vijnë, duke theksuar se ata mbeten një shembull i paqes dhe lirisë për Kosovën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit