Lajmi i bërë me dije këtë të diel se vajza e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Ivanka Trump do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në Vlorë tek vilat qeveritare në Dhërmi rezulton i pavërtetë.
Ivanka Trump në Shqipëri ka qënë në muajin janar bashkë me një grup arkitektesh të huaj e cila ka ndenjur 3 ditë dhe ka takuar Kryeministrin Rama.
Sipas mediave amerikane vajza e Presidentit Trump ka qenë ditën e djeshme në mbrëmje në një ndeshje Boksi në UFC, bashkë me babain Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.
Ivanka Trump, e cila vitet e fundit është tërhequr nga jeta politike, u paraqit elegante gjatë mbrëmjes, ndërsa raportet tregojnë për një marrëdhënie të afërt mes saj dhe të atit gjatë eventit.









