Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë një mbledhje të rëndësishme me Kolegjin e Kryetarëve të partisë, e cila do të mbahet sot, në orën 14:00.
Gjatë takimit, drejtuesit politikë dhe të deleguarit e qarqeve do të diskutojnë organizimin e protestës së ardhshme dhe planifikimin e anëtarësimeve të reja në parti.









