Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së në Vlorë, po zhvillon këtë të hënë, edhe një bashkëbisedim me operatorët turistik.
Gjatë bashkëbisedimit me pjesëmarrësit një nga socialistët e Vlorës i është drejtuar Ramës, duke i thënë se rrugët janë bërë bilardo.
Kjo ankesë e ngritur nga socialisti erdhi pasi shumë rrugë në Vlorë janë të përfshirë me mbetje dhe mbeturina që janë kthyer në problem serioz për qytetarët por edhe turistët.
Sipas tij kjo pamje e rrugëve jep një imazh të keq për vizitorët e huaj të cilët vijnë në Shqipëri për rël shijuar pushimet, ndaj dhe i kërkoi Ramës të merren masa konkrete për të zgjidhur këtë problem.









