-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Martina Pajollari lirohet nga burgu, akuzohet për moskallëzim krimi në vrasjen e Martin Çeços

Kryesoret

Martina Pajollari, e akuzuar për moskallëzim krimi në lidhje me vrasjen e Martin Çeços, është liruar nga paraburgimi dhe ka kaluar në arrest shtëpie.

Ajo ka qëndruar në burgun e Pojskës për një periudhë të caktuar, por pas përfundimit të afateve ligjore të paraburgimit, gjykata ka vendosur që të lirohet.

Mbrojtja e Pajollarit ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj, një kërkesë që është miratuar nga autoritetet gjyqësore.

Dy muaj më parë, edhe të akuzuarit e tjerë për këtë vrasje, pas kalimit të afateve të paraburgimit, janë liruar nga qelia.

Pajollari akuzohet se ka ndihmuar në organizimin e pritës ndaj Martin Çeços dhe që nuk ka denoncuar krimin.

Ky rast ka kaluar përmes një procesi të gjatë gjyqësor dhe pritet të ketë edhe seanca të tjera për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit