Një aksident është regjistruar në autostradën Vlorë–Fier, pranë nënkalimit të Panajasë, ku një automjet ka përplasur një motor.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një gabimi në manovrim, ndërsa motori është futur në autostradë në moment të papërshtatshëm dhe është goditur nga një automjet tip Audi Q5.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
/5pyetjet.al









