-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrja Kumbaro: Gjuha shqipe, pasuria që na lidh si komb

Kryesoret

Sot po mbahet finalja e katërt e Konkursit të Gjuhës Shqipe, një ngjarje që promovon vlerat e gjuhës dhe kulturës sonë.

Në këtë edicion, shkollat “Edith Durham” dhe “Besëlidhja” nga Lezha garojnë për titullin e fituesit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, falënderoi nxënësit, mësuesit dhe prindërit për angazhimin e tyre, ndërsa Ministri i Arsimit të Kosovës, Hajrulla Çeku, mori pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme.

“Kemi qenë së bashku prej janarit, kur çelëm konkursin e Gjuhës Shqipe, dhe sot mblidhemi për të festuar këtë rrugëtim të bukur. Gjuha shqipe është pasuri e madhe dhe ju e pasuroni atë me pasionin tuaj. Jam shumë e lumtur të kem mikun tim, Harjulla Çeku, ministrin e Kosovës, në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë. Kjo ngjarje forcon lidhjen tonë kombëtare përmes gjuhës shqipe.

Siç thoshte Ibrahim Rugova, ‘Arma jonë e fuqishme është lashtësia, tradita, kultura dhe rinia jonë.’ Ky konkurs është një shembull që e kthen gjuhën shqipe në një prioritet arsimor, dhe përmes tij, ne ofrojmë mundësi edhe për bashkëmoshatarët tanë në Diasporë që të mësojnë gjuhën shqipe si gjuhë institucionale.

Në këtë realitet global që përpiqet të standardizojë çdo gjë, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për pasurinë që keni në gjuhën tuaj dhe ta ruani atë me krenari. Mos e lëshoni shqipen, sepse ajo është e shkruar në kodin tonë gjenetik.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit