-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duka: Oferta për Hasin, bojkoti në futboll dhe ngërçi me KOKSH-in

Kryesoret

Presidenti i FSHF, Armand Duka, në një bashkëbisedim me gazetarët, komentoi tema të ndryshme, duke filluar nga oferta për Besnik Hasin si trajner i Kombëtares, çështje të bojkoteve në kampionatin shqiptar, deri te ngërçi me KOKSH.

Duka tha se kishte ofruar Besnik Hasit pozitat e trajnerit të Kombëtares, por që ai tërhoq ofertën për të marrë drejtimin e Anderlecht.

Ai gjithashtu theksoi se FSHF ka pasur një qëndrim të fortë kundër bojkotit në kampionatin shqiptar, duke shprehur shqetësimin për dëmet që mund të shkaktonte.

Sa i përket infrastrukturës, Duka konfirmoi nisjen e projektit të “Selman Stërmasi” dhe fushat e reja të futbollit në kryeqytet. Ai gjithashtu foli për ndeshjet miqësore të Kombëtares që do të zhvillohen në qershor, duke përmendur Luksemburgun si kundërshtar të mundshëm, dhe mohoi mundësinë e një ndeshjeje me Italinë apo Kosovën.

Në fund, Duka kritikoi KOKSH-në për refuzimin e pjesëmarrjes së FSHF-së në Asamble, duke theksuar se kjo çështje është trajtuar me rrugë juridike dhe është fituar në CAS të Lozanës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit