Algjeria ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Jordanisë në ndeshjen e Grupit J të Kupës së Botës 2026, të zhvilluar në “San Francisco Bay Area Stadium”, duke e eliminuar zyrtarisht skuadrën aziatike nga turneu.
Jordania kaloi e para në avantazh në minutat e fundit të pjesës së parë me golin e Nizar Al Rashdan pas një krosimi të Mahmoud Al Mardi.
Në pjesën e dytë, Algjeria reagoi dhe barazoi me Nadir Benbouali, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Riyad Mahrez. Përmbysja u kompletua në fund të ndeshjes nga Amine Gouiri, pas një tjetër situate nga goditja e këndit, me golin që u konfirmua edhe pas rishikimit në VAR.
Me këtë humbje, Jordania mbyll aventurën e saj historike në kompeticion, ndërsa Algjeria mbetet në garë për kualifikim në fazën tjetër.
/5pyetjet.al









