-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump keqinterpretoi fjalimet/ Papa Leoni: S’kam interes të përballem me Presidentin

Kryesoret

Papa Leoni XIV ka deklaruar se nuk ka asnjë interes të hyjë në përplasje me presidentin amerikan Donald Trump, duke sqaruar qëndrimin e tij gjatë një bisede me gazetarët në avionin që e transportonte drejt Angolës.

Kreu i Kishës Katolike theksoi se disa nga fjalimet e tij të mbajtura gjatë vizitës në Afrikë janë keqinterpretuar si një reagim ndaj komenteve të Trump, ndonëse ato janë përgatitur më herët.

“Fjalimet që po lexoj këtu në Afrikë, në shumë raste janë shkruar dy javë më parë, shumë përpara se presidenti amerikan të komentonte për mua dhe mesazhin e paqes që promovoj. Megjithatë, disa i interpretuan sikur doja të hyja në një përplasje të re me të, gjë që nuk më intereson.

Kisha është përballur shumë herë me stuhi dhe erëra të kundërta gjatë historisë së saj. Kjo është ajo që ndiejmë kur mendojmë se po fundosemi, kur duket se forca të kundërta na mposhtin, kur gjithçka duket e errët dhe ndihemi të vetëm e të dobët. Por nuk është kështu. Jezusi është pranë nesh, gjithmonë, më i fortë se çdo forcë e së keqes,” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit