-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

67-vjeçari humb jetën në Zallë-Kalis, tërhiqej nga kali për 500 metra

Kryesoret

Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zallë-Kalis, në njësinë administrative Sllovë, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të tmerrshëm.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari është tërhequr nga kali për një distancë prej rreth 500 metrash në një terren të vështirë malor, i mbushur me gurë dhe drunj.

Si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga ky incident, ai ka ndërruar jetë në vend.

Edhe pse ekipet mjekësore mbërritën menjëherë, i moshuari u gjet pa shenja jete.

Trupi i tij është transportuar për ekspertizë në Tiranë dhe hetimet janë duke u zhvilluar për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit