Humbja e Migena Salihit, e cila ndërroi jetë pas lindjes së dy binjakëve, ka prekur thellë familjen dhe opinionin publik.
Vëllai i saj, Samir Salihi, ka ndarë një mesazh falënderues dhe emocional në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që mbështetën familjen në këtë periudhë të vështirë.
“Sot zemra jeme asht e mbushun me dhimbje, por edhe me mirënjohje të thellë. Para tanave, du me falënderu nga zemra çdo njeri që dhuroi gjak për motrën teme, çdo person që u interesu, që pyti, që u lut dhe që na ndejti afër në kto momente kaq të vështira. Mirësia dhe solidariteti juj do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë.
Nji falënderim i veçantë shkon për stafin mjekësor të Reanimacionit të Spitalit Rajonal në Shkodër, që bani gjithçka ishte e mujtun për me e mbajtë në jetë. Përkushtimi dhe përpjekjet tuja na jepshin shpresë në ato momente të errta.
Fatkeqësisht, motra jeme nuk ia doli… Si vllai i saj, nji pjesë e shpirtit tem asht fik bashkë me të. Do t’më mungosh sa te kem frymë, jeta e apit. Faleminders të tanve për mbështetjen”, shkruan ai.
/5pyetjet.al









