-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Rama përdori 83 mandatet për të bllokuar drejtësinë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë, ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama për bllokimin e sistemit të drejtësisë dhe përdorimin e mandatit të tij në shërbim të grupeve kriminale.

Sipas Berishës, Rama ka shfrytëzuar 83 mandatet e deputetëve për të minuar ndarjen e pushteteve dhe për të marrë kontrollin e plotë mbi drejtësinë.

“Në një situatë të jashtëzakonshme, duhet të përgjigjemi me masa të jashtëzakonshme. Vendi është në një situatë që nuk ka ndodhur më parë. Edi Rama, në një akt antikushtetues, bllokoi me brutalitet veprimin e sistemit të drejtësisë. Përdori 83 mandatet e krimit për të vënë në duar të tij çelësat e pushtetit, pa të cilat nuk ka ndarje pushtetesh. Ky akt e centralizoi totalisht pushtetin dhe e bëri atë të varur nga një njeri i vetëm. Rama e ndërmori këtë hap, edhe pas protestave të fuqishme të opozitës dhe pas paralajmërimeve të përsëritura të partnerëve ndërkombëtarë. Ai e bëri këtë sepse kuptoi se dosja Balluku ishte dosja Rama. Të lidhurit me krimin dhe diktatorët e të gjitha ngjyrave janë të gatshëm të marrin çdo vendim për të shpëtuar lëkurën e tyre.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit