Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ngritur kritika ndaj mënyrës së funksionimit të sistemit të drejtësisë.
Ai ka vënë në dukje, sipas tij, raste të trajtimit të ndryshëm të çështjeve, duke lënë të kuptohet se nuk po zbatohen të njëjtat standarde në çdo situatë.
Postimi i Metës:
Asnjë çudi nga Drejtësia me Regji!
I njëjti prokuror, që injoroi kallëzimin zyrtar të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (institucioni i vetëm kushtetues për auditimin e Qeverisë) dhe bëri një pushim rrufe të kallëzimit për faljen e 479 milion euro të taksapaguesve shqiptarë që Edi Rama ia fali CEZ-it, i njëjti prokuror që nuk e thirri asnjëherë KLSH-në për ta pyetur për këtë padi zyrtare, është po i njëjti prokuror që mori seriozisht një kallëzues të rremë, të nxitur nga Edi Rama kundër meje, për të cilin Prokurorja e Krimeve të Rënda me vendim e ka konsideruar dëshmitar indirekt dhe se “dëshmitë” që jepte nuk kishin vlerën e provës.
Jo vetëm kaq, por ky prokuror, i cili në vitin 2016 ju kundërvu KLSH-së deri në Gjykatën e Lartë për të mbyllyr aferën e 479 milion euro dëm interesit publik, me vetëdije mori seriozisht dëshmitarin indirekt kundër meje, i cili përpara se të regjistronte kallëzimin kundër Ilir Metës me urdhër të Edi Ramës në tetor 2017, kishte dhënë dy dëshmi krejt të ndryshme për çështjen DIA, njërën para prokurorisë dhe tjetrën para Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e CEZ-it.
Por siç del edhe nga dëshmia e Z. Elvis Mataj, në Vjenë, ka qenë po ky kallëzues i rremë edhe nxitësi kryesor që Z. Mataj të jepte dëshmi të rreme pro Z. Kastriot Ismailaj.
Dhe plot çudira të tjera, që do t’i ndiqni gjatë procesit.
Shihemi nesër, në ora 11:00, në seancën e parë të gjykimit në themel!
/5pyetjet.al









