Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona me iniciale, T. F., 26 vjeç, dhe A. H., 29 vjeç, banues në fshatin Grabian, për veprime në fushën e narkotikëve.
Ata u kapën në flagrancë gjatë lëvizjes me automjet në fshatin Grabian, ku u sekuestruan doza kanabisi dhe kokaine gati për shitje.
Pas kontrollit në shtëpitë e tyre, u gjetën edhe dhjetëra doza të tjera narkotikësh, një automjet, një peshore elektronike, një pajisje për përpunimin e drogës dhe tre aparate celularë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.









