-sidi education-spot_img
24.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shuhet ‘Bilbili i Çamërisë’

Kryesoret

U nda nga jeta në moshën 67 vjeçare artisti i njohur Shaban Zeneli, i cilësuar si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët, duke prekur thellë komunitetin artistik dhe dashamirësit e muzikës popullore. Shaban Zeneli ishte një nga zërat më përfaqësues të këngës çame në Shqipëri.

Alket Veliu: U shua ikona e këngës çame… bilbili i Çamërisë, Shaban Zeneli

Me një karrierë të gjatë në skenë, ai u bë i njohur për interpretimet e tij plot ndjenjë dhe autenticitet, duke ruajtur dhe përcjellë me përkushtim traditat muzikore të Çamërisë.

Arben Iliazi: Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë

Këngët e tij janë kënduar dhe dashur ndër vite nga publiku. Me ndarjen e tij nga jeta, muzika popullore shqiptare humb një zë të veçantë, ndërsa kujtimi dhe interpretimet e tij do të mbeten të gjalla përherë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit