-sidi education-spot_img
22.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

28-vjeçarja ndërron jetë pas rënies nga ballkoni në Vlorë

Kryesoret

Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku dyshohet se është hedhur nga ballkoni.

E reja u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por mjekët konfirmojnë se ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë dhe nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e plagëve të marra.

Sipas burimeve, ajo ka pësuar dëmtime të rënda në trup nga rënia. Familjarët kanë deklaruar se 28-vjeçarja kishte shfaqur më herët shenja të gjendjes depresive. Viktima ishte nënë e dy fëmijëve.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit