Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen e rënduar mjedisore në Lushnjë, duke publikuar pamje nga kanali vaditës që, sipas tij, është bllokuar nga mbeturinat plastike.
Ai akuzon institucionet për neglizhencë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e zonës.
“Kur bidonat plastikë dhe mbeturinat pushtojnë dhe taposin kanalin vaditës që kalon përmes Lushnjës, për banorët mund të ketë vetëm erë kërrme, mushkonja dhe burim infeksioni.
I bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë: ja ktheni në shërbime taksat qytetarëve! Gjithmonë nëse s’ju prishim plazhin për ditë të dielë”, shkruan Korreshi në reagimin e tij.
/5pyetjet.al









