Aktivisti dhe protestuesi Edison Lika, gjatë ditë së djeshme të protestës ka njoftuar se ditën e mërkurë do të mblidhen në tubim para Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të dorëzuar librin “Albanian Files”, sipas tyre prova të qarta për burgosjen e kryeministrit Edi Rama.
“Nesër (sot) në 10 te SPAK për armën e krimit Albanian Files. Jeni të lutur ta firmosni nga ky shesh se ajo armë krimi mban firmën e secilit prej jush. Ajo armë krimi do sigurojë burgosjen e kryeministrit të vendit Edi Rama. Ju erdhi fundi”, tha aktivisti Lika.
Ndërkohë të martën kanë protestuar para Kuvendin ku nuk kanë munguar as përplasjet mes tyre dhe policisë, ku 6 prej demonstruesve janë shoqëruar në komisariat.









