-sidi education-spot_img
29.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Hyseni: Tirana është kthyer në qendrën botërore të ligjit

Kryesoret

Sot në Tiranë zhvillohet Kongresi Botëror i Ligjit. Anëtari i Bordit Drejtues të Organizatës Botërore të Ligjit, Alket Hyseni u shpreh për mediat se Tirana është kthyer në qendrën botërore të ligjit.

“Është në traditën 70-vjeçare të Kongresit, që një vit para zhvillimit të Kongresit zhvillohet sesioni hapës në vendin organizator për të hapur serinë e debateve dhe diskutimeve, për të ftuar trupën e gjyqtarëve, avokatëve, arkitektëve e jo vetëm, për të diskutuar se ç’mund të përmirësohet në sundimin e ligjit si princip. Ky është synimi i këtij aktiviteti. Është kënaqësi të konstatoj se Tirana është kthyer në qendrën botërore të ligjit.

Mbajtja e Kongresit është një vlerësim për reformat dhe progresin që ka bërë Shqipëria. Kjo nuk do të thotë që vendi ynë është perfekt, kemi shumë për të përmirësuar, por jemi shembull se si me vullnet dhe reforma mund të transformohet një shtet.

Kemi treguar një reformë që është e thellë, e dhimbshme herë-herë, ndoshta jo perfektë por e nevojshme”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit