-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndreca: Presim arsyetimin e Gjykatës së Lartë për masën ndaj Veliajt

Kryesoret

Pas shtyrjes së seancës në GJKKO, avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka folur për mediat duke u ndalur te vendimi i Gjykatës së Lartë dhe hapat e mëtejshëm të mbrojtjes.

“Nuk e komentoj dot sepse kam të njëjtin informacion që keni ju. Do pres të arsyetohet vendimi. Kur të arsyetohet vendimi atëherë kam një panoramë të qartë.

Edhe njëherë, duhet të jemi rezervuar për shkak të faktit se nuk e kam arsytimin dhe nëse unë bëj deklaratat të nxituara pa pasur arsyetime mendoj që nuk i shërben çështjes. Ne kemi bërë një seri kërkesash.

Kërkesa është publike, ju është vënë në dispozicion dhe ju, por duhet të jemi i saktë dhe shumë profesional në deklarimin, në kuptimin që pasi të marr arsyetimin atëherë mund të shprehem qartësisht se çfarë ka vendosur gjykata.  Kjo është kërkesë për zëvendësim mase e cila është shqyrtuar nga gjykata e shkallës së parë dhe Apelit dhe presim Gjykatë të Lartë”, tha ai para gazetarëve.

GJKKO shtyn seancën ndaj Erion Veliajt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit