-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Ismailit në Sarandë/ Burimet: S’i la të rrëmbenin një person në lokalin e tij!

Kryesoret

Dalin pamjet dhe detajet e reja lidhur me vrasjen e djeshme të biznesmenti Rexhep Ismaili brenda lokalit të tij në Sarandë.

Sipas burimeve bëhet me dije se një grup  të rinjsh prej 10 vetash me një makinë tip “Audi të zi” kanë shkuar në lokalin në pronësi të Ismailit, për të rrëmbyer një banor nga fshati Gjashtë për çështjet e pronësisë.

Në momentin e mbërritjes së tyre, personi me të cilin kishin konflikt ndodhej në një tavolinë në verandën e lokalit, së bashku me Ismilin dhe tre persona të tjerë, i cili nuk i ka lënë ta merrnin nga lokali.

Në ato momente menjëherë mes palëve ka nisur një debat verbal, i cili më pas është përshkallëzuar në konflikt fizik me sende të forta, Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip “Kallashnikov” duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve.

Nga ana e grupit tjetër, ka pasur kundërpërgjigje me pistoletë, duke e qëlluar një herë me plumb në kokë Ismailin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Dyshohet se autorët nuk kishin si objektiv fillestar Ismailin, por personin tjetër me të cilin kishin konflikt.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit