-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kirurgu ngacmon 22-vjeçaren? Reagon Spitali Rajonal i Korçës

Kryesoret

Një ngjarje ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Korçës, ku një paciente 22-vjeçare ka denoncuar ngacmim seksual nga një kirurg gjatë kontrollit mjekësor.

Institucioni ka reaguar menjëherë, duke bashkëpunuar me organet ligjzbatuese dhe duke pezulluar mjekun nga detyra derisa të përfundojnë hetimet.

Në lidhje me ngjarjen e raportuar pranë Spitalit Rajonal Korçë, bëjmë me dije se institucioni është vënë menjëherë në dijeni të rastit dhe ka bashkëpunuar pa asnjë vonesë me organet ligjzbatuese për ndjekjen e të gjitha procedurave të nevojshme.

Duke e konsideruar këtë një çështje tejet sensitive dhe serioze, Spitali Rajonal Korçë shpreh qëndrimin e prerë se çdo pretendim apo sjellje që cenon dinjitetin, integritetin dhe sigurinë e pacientëve është e papranueshme dhe duhet të trajtohet me përgjegjësi të plotë institucionale dhe ligjore.
Institucioni ka nisur menjëherë verifikimet administrative të brendshme, ndërkohë që do të ndiqet me korrektësi çdo procedurë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rezultatet e hetimeve të organeve kompetente.

Per kete shkak deri ne nje vendim nga organet kopetente ka bere pezullimin e mjekut nga funksionet e tij. Në respekt të procesit hetimor dhe për të garantuar integritetin e tij, Spitali Rajonal Korçë nuk mund të japë në këtë fazë detaje të mëtejshme mbi rastin.

Mbrojtja e pacientit, etika profesionale dhe standardet e ofrimit të kujdesit shëndetësor mbeten prioritete të panegociueshme për institucioin tone.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit