-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zv.kryeministrja: 2000 familje do të pajisen me dokumentet e pronësisë!

Kryesoret

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 6 në Tiranë, ku i informoi qyetarët për vendimin më të fundit të Qeverisë Shqiptare që i hap rrugë privatizimit të banesave për familjet që prej vitesh jetojnë në ish-konvikte dhe godina shtetërore.

Gjatë takimit, zv.kryeministrja Koçiu theksoi se ky proces ishte një kërkesë e hershme e komunitetit dhe se tashmë, falë koordinimit mes institucioneve shtetërore, familjet përfituese do të kenë mundësinë të pajisen me dokumentet zyrtare të pronësisë për banesat ku jetojnë prej dekadash.

Rreth 130 familje në Njësinë nr. 6 do të përfitojnë drejtpërdrejt nga ky vendim, ndërsa në rang vendi numri i përfituesve arrin në rreth 2000 familje. Procesi përfshin banorët e ish-konvikteve të Qytetit të Nxënësve, Pallatit të Beqarëve dhe godinave të tjera shtetërore të kthyera ndër vite në banesa për qytetarët.

Koçiu u shpreh se vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave krijon mundësinë që familjet të kryejnë procedurat pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë së Tiranës për të finalizuar privatizimin e apartamenteve të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit