Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka goditur objektiva ushtarake iraniane, duke e cilësuar operacionin si përgjigje ndaj një incidenti në Ngushticën e Hormuzit.
Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit pretendoi se ka ndërmarrë kundërsulme ndaj objektivave amerikane në rajon, përfshirë bazën Al Udeid në Katar, si dhe paralajmëroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të ri.
Pretendimet e të dyja palëve nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta.









