-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Më rrahu Sami Lushtaku’- Del nga spitali zyrtari i Vetëvendosjes

Kryesoret

Pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, kryetari i degës së LVV-së, Hysni Mehani është dërguar në shtëpi. Lajmi është konfirmuar nga zyra për media e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. “Spitali i Mitrovicës ju konfirmon se pas monitorimit është liruar në shtëpi”, thuhet shkurt në përgjigjen e tyre.

Të enjten në një kafe në qendër të Skenderajt ka ndodhur një sulm fizik ku si pasojë kryetari i degës së LVV-së, Hysni Mehani ka marrë lëndime fizike.

Në lidhje me këtë rast dy persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për sulmin fizik ndaj kryetari të Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani. Vetevendosje akuzon kryetarin e komunes, Sami Lushtaku.

“Janë intervistuar në cilësinë e viktimave H.M., dhe B.Z., pesë (5) dëshmitarë si dhe dy (2) të dyshuar me iniciale E.L., dhe B.N., të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për dyzetë e tetë (48) orë, me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Hamza: Kurti të ndalojë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit