-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eurovisioni 2026/ Artisti shqiptar ndez skenën europiane me këngën ‘Nan’

Kryesoret

Alis ka dhuruar një performancë mbresëlënëse në finalen e edicionit të 70-të të Eurovision me këngën “Nan”, duke tërhequr vëmendjen e publikut europian.

Këngëtari nga Shkodra, Alis Kallaçi, performoi edhe njëherë në Vjenë këngën “Nan”, kësaj radhe në skenën e finales së madhe. Po ashtu edhe këtë herë pjesë e magjisë skenike ishte aktorja Rajmonda Bulku.

“Nan” është një baladë e ndjerë që trajton një temë shumë të ndjeshme për shqiptarët në tërësi, emigrimin dhe boshllëkun që lënë pas njerëzit e dashur.

Performanca e Alis u shoqërua me flamurin kuqezi dhe një atmosferë elektrizuese, duke krijuar një moment krenarie për të gjithë shqiptarët që ndjekin Eurovision-in, ndërsa ekspertët e cilësuan Alis si një nga artistët me vokalin më të lartë këtë edicion.

Në finalen e këtij edicioni, Alis do të performojë i pesti dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë mund ta votojnë me kodin 05.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit