Në Shkup, qindra studentë shqiptarë janë mbledhur pranë Urës së Gurit për të kërkuar përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.
Tubimi zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë me një zë”, dhe pjesëmarrësit marshojnë me pankarta dhe thirrje për respektimin e të drejtave gjuhësore.
Gjatë protestës, tre studentë janë arrestuar. Organizatorët theksojnë se protesta nuk është kundër askujt, por ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve si qytetarë të barabartë dhe garantimin e zhvillimit të provimeve në gjuhën shqipe.









