Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës JD Vance ka deklaruar se negociatat me Iranin kanë shënuar “progres të rëndësishëm”, duke shtuar se Teherani duket i gatshëm për një marrëveshje.
Gjatë një konference për mediat ai tha se SHBA nuk ka një plan për transferimin e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit drejt Rusisë dhe se Uashingtoni nuk e di nga burojnë këto raportime.
Nga ana tjetët ai bëri të qartë se SHBA është e gatshme për çdo skenar, por preferon zgjidhjen përmes negociatave.









