-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gyjqi e shpifja për pronën/ Braçe: Toka e shtetit s’mund të tjetërsohet!

Kryesoret

Deputeti socialist Erion Braçe pas daljes nga GJKKO në ambientet e jashtme të gjykatës ka në një lidhje për mediat ka folur për çështjen gjyqësore dhe akuzat për shpifje lidhur me një konflikt pronësie në Lushnje.

Fjala e Braçes

Besoj që jemi para një fakti penal shumë konkret. Mendoja se mjaftonte ligji i vitit 2022 dhe  vendimi i këshilli të ministrave që përcakton që toka nga vija e lumit deri në argjinaturë është shtetërore, e patjetërsueshme. Meqë zotërinjtë në seancën që shkuan insistuan në këtë pikë, kam depozituar sot pranë gjykatës, ligjet, bashkë me vendimet respektive të këshillit të Ministrave që përcaktojnë qartë që nga ajo periudhë që toka nga vija e lumit deri në argjinaturë është tokë e lumit, tokë e shtetit dhe as nuk mund të tjetërsohet dhe as parashkruhet.

Të gjithë zyrtarët që nga 1995 që kanë qenë në dijeni të ligjeve në fuqi, ligjit të vitit 1994, 1996 dhe të gjithë zyrtarët e këtyre institucioneve, natyrisht që për mua duhet të vihen nën hetim, sepse kanë qenë në dijeni të këtij fakti dhe kanë shkelur ligjin.

Unë mendoj se njëri duhet bërë shembull, pra në gjithë këtë histori tjetërsimi pronash në të gjithë Shqipërinë në favor të privatit në mënyrë të pamerituar dhe në shkelje të ligjit, një rast duhet bërë shembull. Askush nuk duhet të guxojë që të hyjë në tokat e lumenjve. Në kushtet në të cilat ndodhemi, në kushtet e fatkeqësisë natyrore, për shkak të tjetërsimit të tokave dhe shtretërve të lumit, dikush duhet të ndëshkohet që të tjerët mos guxojnë më atje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit