-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: Më lironi! Kushtetuesja mbyll pa vendim ankimin!

Kryesoret

Këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me ankimin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për masën e sigurisë “arrest me burg”, ku sipas Veliajt vendimi është tërësisht antikushtetues.

Bëhet me dije seanca gjyqësore është mbajtur me dyert të mbyllura, ku Kushtetuesja e mbyll pa vendimin ankimin Veliajt, për shkak të mungsesës së një prej avokatëve të të pandehurve.

Gjykata e Posaçme shtyu për më 3 qershor seancën ndaj 7 të bashkëpandehurve të kryebashkiakut, Erion Veliaj, të cilët gjykohen të veçuar prej tij me kohë të shkurtuar.

Ndërkohë Veliaj është shprehur se vendimi i “arrestit me burg” nga GJKKO është antikushtetues dhe se më cënohet e drejta si qytetar dhe krybashkiak i Tiranës.

Veliaj kundërshton arrestin, Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën!

DOSJA VELIAJ

Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në burg. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste për pastrim parash, mosdeklarim pasurie në dy raste dhe fshehje të të ardhurave.

Sipas hetimeve, Veliaj dhe Xoxa kanë përfituar në mënyrë të parregullt para dhe pasuri të paluajtshme në 9 raste të ndryshme nga kompani ndërtimi dhe OJF, të cilat në këmbim kanë marrë leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia.

Në këtë skemë, sipas SPAK, janë përfshirë edhe një sërë personash të tjerë. Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha dhe Sokol Kryeziu akuzohen për korrupsion aktiv, pasi dyshohet se kanë dhënë përfitime në këmbim të favoreve publike. Elman Abule, Valmir Xoxa dhe Adela Kondakçiu akuzohen për pastrim parash, ndërsa Linda Kazani, Erald Simixhiu dhe Ina Goxhaj akuzohen si për korrupsion aktiv ashtu edhe për pastrim parash.

Po ashtu, Frosina Bollo akuzohet për korrupsion aktiv, Mirton Lika për fshehje të ardhurash, ish deputetja socialiste Klotilda Bushka akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës, Flutur Xhani për deklarime të rreme dhe Fatjon Baci për futje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit