-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tartar Bazaj: Nuk mjaftojnë notat diplomatike, kur justifikohet spastrimi etnik!

Kryesoret

Ka deklarata që nuk mund të kalojnë me një komunikatë zyrtare. Kur një ministre e një shteti shpreh në vitin 2026, se do të kishte kryer spastrim etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës, ajo nuk shpreh thjesht një mendim. Ajo legjitimon një krim që ka lënë pas mijëra viktima, mijëra të zhdukur, qindra mijëra të dëbuar dhe plagë që ende nuk janë shëruar.

Spastrimi etnik është dëbimi me dhunë i një populli nga trojet e veta për shkak të përkatësisë së tij kombëtare ose etnike. Ai shoqërohet me vrasje, terror, përdhunime, persekutim, shkatërrim të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të identitetit dhe falsifikim të historisë. Historia e Gadishullit Ilir, ose Ballkan siç duan ta quajnë sllavët, e njeh mirë këtë tragjedi.

Shqiptarët e kanë përjetuar këtë dhunë në periudha të ndryshme historike. Nga dëbimet masive të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877–1878, deri në shekullin e 20 me masakrat e Tivarit me 5.000 djem të vrarë në mënyrën me çnjerëzore, deri tek politikat e kolonizimit dhe shpërnguljes së detyruar në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc, edhe te krimet dhe spastrimi etnik i kryer në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Kujtesa jonë historike nuk lejon që deklarata të tilla të trajtohen si incidente të zakonshme.

Pikërisht për këtë arsye, nuk mjaftojnë komunikimet në kanalet diplomatike. Përballë një deklarate që justifikon spastrimin etnik, reagimi duhet të jetë i vendosur dhe në lartësinë e përgjegjësisë shtetërore dhe SHUMË I PRERË, SE KY KOMB KA ZOT.

Presidenti duhet të kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mbrojtja e dinjitetit të viktimave nuk është çështje protokolli diplomatik, ajo është detyrim moral,kombëtar dhe ndërkombëtar.

Shqipëria nuk mund të jetë neutrale kur vihet në pikëpyetje e drejta e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e tyre etnike. Secili duhet ta kuptoj se nga vjen dhe sa të drejtë ka në trojet ilire. Heshtja ose reagimet minimale nuk ndërtojnë paqe.

Paqja ndërtohet duke dënuar pa asnjë mëdyshje çdo ideologji dhe çdo deklaratë që justifikon spastrimin etnik, nga ata që nuk kanë asnjë cm2 tokë në trojet tona.

Historia na mëson se krimet e mëdha nuk fillojnë me armët. Ato fillojnë me fjalët që i justifikojnë.

Prandaj, nëse një zyrtar publik shpreh se do të kishte kryer spastrim etnik, pyetja është e thjeshtë:

NËSE JO PËR KËTË, ATËHERË PËR ÇFARË SHPALLET DIKUSH PERSONA NON GRATA ????

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit