Ministri i Punëve të Brenshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari me anë të një postimi të tij në faqen facebook ka njoftuar për takimin që ka mbajtur, me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe me Kancelarin e Austrisë Christian Stocker.
Postimi i Lamllarit
Një takim krejt i veçantë në Europa Forum Wachau ishte ai me Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker, dhe ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Mora prej tyre një mesazh të qartë mbështetjeje për rrugën europiane të Shqipërisë dhe rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të vendit tonë në arkitekturën e sigurisë euroatlantike.
Shqipëria ka dëshmuar në vijimësi se është një aleate e denjë në NATO dhe një vend që meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian, falë reformave, stabilitetit dhe angazhimit të palëkundur për vlerat perëndimore.
Progresi që kemi bërë në rrugën e integrimit, reformat, forcimi i institucioneve dhe roli konstruktiv i Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon njihen dhe vlerësohen gjerësisht në kancelaritë europiane🤝🇦🇱🇦🇹









