Kryeministri Edi Rama këtë të diel në podkastin e tij “Flasim”, ka folur sërish për integrimin e Shqipërisë në BE, duke thënë se opozita ka lënë kokrrën e namit nëpër Europë me thasë balte e llumi proverbiale për ta zhgarravitur vendin në sytë e partnerëve tanë.
“Neve nuk na ndal asgjë për të ecur përpara drejt BE, Shqipëria tashmë është rritzur ndërkombëtarisht. Historia jonë për në BE bëhet me punë dhe jo me shpifje. Ne do të vendosim flamur e Ismail Qemalit dhe Skenderbeut aty në oborrin e shtëpisë së madhe”, u shpreh Rama.
Ndër të tjera Rama tha se më 26 maj në Bruksel do të mbahet Konferenca Ndërqeverita me BE, ku procesi do të lidhet me vlerësimin e detyrave të përmbushura nga Shqipëria pas hapjes së kapitujve e negociatave.
Po ashtu ai u shpreh se edhe në Japoni kemi diskutuar për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE dhe ofrimin e mbështetjes së tyre të thellë për vendin tonë.









