-sidi education-spot_img
28.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, Haxhiu shpjegon mungesat

Kryesoret

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit, e paraparë për të diskutuar çështje të brendshme parlamentare, nuk u zhvillua për shkak të mungesave të anëtarëve.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se vetëm nënkryetarja Emilja Rexhepi ishte prezent, ndërsa pjesa tjetër e kryesisë nuk ishte e pranishme.

“Unë kam informacion që z. Gola si nënkryetar i Kuvendit është jashtë vendit zyrtarisht, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndërsa për të tjerët nuk kam pasur informacione për mungesën e tyre. Për këtë arsye, nuk kishim mundësi të trajtonim çështjet e kryesisë së Kuvendit. Ndoshta partitë politike janë ende të zënë me listat zgjedhore, ndonëse afati ka qenë deri dje,” deklaroi Haxhiu para mediave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit