-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kumbaro: Mesazhi i fundit para provimeve të Maturës

Kryesoret

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro zhvilloi një konferencë me gazetarët për maturën në prag të provimeve. Kumbaro foli për ashpërsim të rregullave me qëllimin për të garantuar një proces të barabartë dhe të drejtë për të gjithë.

Kemi nisur dhe po kryejmë një fushatë sensibilizimi për Maturantët, për çfarë nuk lejohet gjatë provimit, ku patjetër celularët, orët inteligjente dhe çdo pajisje e këtij lloji është rreptësisht e ndaluar. Dhe çdo thyerje e këtij rregulli do të sjellë automatikisht përjashtimin e maturantit nga provimi. Pra është një kosto që unë uroj të mos e marrë përsipër asnjë maturant, që të hedhë poshtë vitet e shkollimit vetëm për një gabim të tillë të pafalshëm”, tha ministrja Kumbaro.

Më pas ministrja u ndal tek programi ‘Pas Shkolle’, i cili ka nisur pilotimin në 47 shkolla, 45 në Tiranë dhe 2 në Kamëz.

Kjo fazë erdhi pasi për herë të parë me ndryshimin që bëmë në ligjin për arsimin parauniversitar, kemi përfshirë edhe nocionin ‘Pas Shkolle’, duke siguruar një bazë të mirë ligjore për ta çuar përpara këtë program; Po ashtu, me VKM që përgatitëm, dyfishuam edhe pagesën për orë të çdo mësuesi që angazhohet në këtë program, duke ofruar një shpërblim më dinjitoz; Nuk do të bëhet sot për nesër, por po ndërtojmë hap pas hapi themelet ku do të ngrihet në mënyrë solide ky program”, tha Kumbaro.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit