-sidi education-spot_img
18 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Adri Nurellari: Kurti po e kthen buxhetin e Kosovës në një kioskë kuponash për vota

Kryesoret

Qeveria në detyrë e Kosovës po e kthen buxhetin e shtetit në një bankomat elektoral, duke aplikuar skemat më vulgare të një populizmi transaksional. Logjika është tejet primitive sepse paratë e taksapaguesve po përdoren për të blerë simpati politike me “dhurata” të shëmtuara.

Filloi para ca vitesh me faljen e kartonit të gjelbër të sigurimit, e tani po kulmon me absurdin e radhës; subvencionimin e biletave të avionit për diasporën që jeton në Gjermani e Zvicër. Pra po merren paratë e pakta të njërës prej shoqërive më të varfra të Europës për të subvencionuar luksin e fluturimit të qytetarëve që jetojnë në ekonomitë më të pasura të botës.

Buxheti i Kosovës nuk mbushet nga ndonjë industri e fuqishme, por nga xhepat e varfëra të qytetarëve vendas në Prizren, Gjilan e Mitrovicë, përmes taksave indirekte, TVSH-së, akcizës dhe çmimeve që fluturojnë çdo ditë. Praktikisht, paratë e atyre që mezi shtyjnë muajin, po shkojnë për të paguar fluturimet e atyre që kanë paga dhjetëra herë më të larta.

Por për këtë qeveri, prioriteti nuk është as prodhimi, as bujqësia, as konkurrueshmëria dhe as drejtësia sociale por vetëm votat.  Kjo maskaradë nuk ka asnjë lidhje me politikat zhvillimore e aq më pak me patriotizmin.

Kjo është thjesht forma më e lirë, më e shëmtuar dhe më transaksionale e populizmit ballkanik duke marrë para nga më i varfëri për t’i bërë dhurata atij që ka me bollëk, vetëm për një grusht vota.

Një shtet serioz dhe me dinjitet subvencionon prodhimin, investimet, energjinë, eksportin dhe bujqësinë për të ndërtuar të ardhmen. Një shtet serioz nuk sillet si një kioskë promocionale që ndan kupona pak para zgjedhjeve, për të përfituar turistë elektoralë.

Mbetet për t’u parë nëse diaspora do të vazhdojë masivisht ta shesë të ardhmen e Kosovës me çmimin e kartonit të gjelbër, të një bilete të subvencionuar dhe të disa dokrrave populiste patetike tashmë të dala boje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit