Qytetarët që kundërshtojnë projektin e planifikuar në zonën e Zvërnecit kanë bërë të ditur se protestat nuk do të ndalen.
Në përfundim të tubimit të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pjesëmarrësit njoftuan organizimin e një proteste tjetër të martën në orën 18:00.
Me thirrjen “Nesër më shumë”, protestuesit u bënë apel qytetarëve t’u bashkohen sërish në shesh, duke theksuar se do të vazhdojnë kundërshtimin ndaj projektit në Zvërnec deri në tërheqjen e tij.
Sipas tyre, mbrojtja e zonës mbetet qëllimi kryesor i lëvizjes qytetare.
/5pyetjet.al









