Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, ka folur në konferencë për mediat për çështjen e Zvërnecit, duke thënë se është tokë private në tërësinë e saj dhe PD është mbrojtëse e zonave mjedisore.
Fjala e Berishës
Problemi i Zvërnecit është kthyer në një çështje kombëtare dhe ndërkombëtare. Këtë çështje do e parqesim haptas dhe me seriozitet të plotë. Un nuk kam dyshim se Rama po blen influenca politike, por intersi im është çështja kombëtare. Mafia shqiptare përzuri investitorin nga Katari, ia thyen kockat, ja bënë përshesh. Dikush më tha se iku se i doli mafia shqiptare, investim 1.5 miliardë. Sazani është tokë publike, Zvërneci tokë private në tërësinë e saj. Ju them mjedisorëve se kjo parti i ka shtri zonat e mbrojtura nga 3% në 16%, ndërsa ky ka hequr 116 hektar nga bregu dhe i ka shtuar në male prapa Dajtit duke thënë se janë në masën 17%. Ai ka futur vargëmalet nga Dajti në Bulqizë. Ne mbetemi parti e mbrojtjes së mjedisit. Unë druhem se Zvërneci mund të shndrrohet në Ksamilin 2.









