Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka vendosur të mos pranojë padinë ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili ishte akuzuar për shpifje të kryer publikisht.
Padia ishte ngritur nga shtetasi Anduel Çekrezi më 3 mars 2026, i cili kërkonte që deputeti të shpallej fajtor. Trupa gjykuese, e udhëhequr nga gjyqtarja Flojera Davidhi, në vendimin nr. 45 të datës 3 qershor 2026, vendosi që akuzat kundër Braçes janë të pabaza dhe e shpalli atë të pafajshëm.
Gjykata theksoi gjithashtu se shpenzimet e procesit mbeten siç janë bërë, pa ndryshime.
Gykata vendosi:
-Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Erion Braçe, për kryerjen e veprës penale të “Shpifjes”, e kryer botërisht.
-Shpenzimet gjyqësore të këtij procesi mbeten siç janë bërë.









