Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani është angazhuar të mos zhvillojë armë bërthamore, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e një takimi me udhëheqësin suprem iranian në të ardhmen.
“Teherani ka pranuar se nuk do të ketë armë bërthamore. Udhëheqësi suprem është i përfshirë në proces dhe ka ndikim të rëndësishëm në vend. Nuk kam pasur rastin ta takoj deri më tani, por një takim mund të ndodhë nëse bisedimet ecin në drejtimin e duhur. Ne po punojmë për një marrëveshje dhe shpresojmë që ajo të realizohet, por nëse kjo nuk ndodh, do të shqyrtohen alternativa të tjera”, u shpreh Trump.









