-sidi education-spot_img
20.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi-Ramës: E turpshme merret me batutat e ajatollahëve, sqaro lojën me dy porta!

Kryesoret

Kreu i Grupit Paralamentar të PD-së, Gazment Bradhi me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka reaguar pas deklaratave dhe replikave të Kryeministrit Rama me zv.ministrin e Jashtëm të Iranit lidhur me protestat për projektin e Zvërnecit.

Bardhi në postimin e tij thekson se sa e trupshme është për një kryeministër që merret orë e çast me batutat e ajatollahëve të Teheranit, ku sipas tij Rama bën mirë që t’u sqarojë shqiptarëve lojën me dy porta që po luan me Komisionin Europian dhe investitorët në Zvërnec.

Postimi i Bardhit

Sa turp për një kryeministër që merret orë e çast me batuta me ajatollahët në Teheran.

Në vend që të nxisë replika idiote me regjime keqdashëse ndaj Shqipërisë, Edi Rama bën mirë t’u sqarojë shqiptarëve lojën me dy porta që po luan me Komisionin Europian dhe investitorët në Zvërnec.

Pse, brenda 24 orëve të fundit, ka dy qendrime të ndryshme për të njëjtën çëshjtje?
Komisioni Europianthotë se projekti është pezulluar dhe se po bëhet vlerësimi i ndikimit në mjedis, duke cituar ministrin e Edi Ramës, ndërsa Edi Rama e mohon këtë. Vetëm njëra mund të jetë e vërtetë.

Dhe kjo është më e pakta.

Akoma, Edi Rama nuk ka dhënë përgjigje se kush janë pronarët përfitues fundorë të projektit në Zvërnec. Çfarë interesi personal e pengon që të vazhdojë t’u mbajë të fshehur emrat e tyre? Këto përgjigje i vlejnë vendit, jo cic-micet gjithë komplekse të Edi Ramës me Iranin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit