-sidi education-spot_img
27.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e efektivit Mekolli, dëshmia e oficerit: Në drejtimin tonë u qëllua me armë zjarri

Kryesoret

Një dëshmi e re e administruar nga autoritetet hetimore hedh dritë mbi dinamikën e operacionit policor në zonën e Lozhanit, ku humbi jetën efektivi Enea Mekolli dhe u plagos rëndë kolegu i tij Edison Adri.

Në dëshminë e tij, një nga efektivët pjesëmarrës në aksion ka përshkruar momentet e ndërhyrjes dhe përballjes me të kërkuarin Violant Braçellari.

“Në një moment dëgjuam thirrjet ‘ndal policia, je i rrethuar’. Teksa po afroheshim, në drejtimin tonë u qëllua me armë zjarri. Më pas pashë kolegun Edison Adri të rrëzohej menjëherë pas të shtënave. Personi i armatosur doli nga stalla duke qëlluar në drejtim të policisë, ndërsa ne iu përgjigjëm me zjarr. Pas ndërprerjes së të shtënave, e pashë të shtrirë dhe duke thënë ‘dorëzohem’,” ka deklaruar efektivi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit